Zëvendësministri i Drejtësisë thotë se vendi ka arritur rezultate në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka marrë pjesë në një takim institucional te Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në kuadër të bashkëpunimit “Objekti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.
Gjatë këtij takimi, Sallahu tha se u shqyrtuan rezultatet e arritura në fushën e luftimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Gjatë fjalës time, theksova rëndësinë e mbikëqyrjes dhe kujdesit të vazhdueshëm në raport me këto fenomene, ashtu që të pamundësohet çfarëdo tendence e jashtme apo e brendshme për cënim të rendit kushtetues” tha zëvendësministri.
Ai shtoi se institucionet duhet të jenë në krye të detyrës dhe duke garantuar sigurinë e qytetarëve.
“Çdo institucion është i obliguar të jetë në krye të detyrës, për të garantuar siguri të plotë për qytetarët në tërë territorin e vendit!” përfundoi Sallahu.
Takimi në fjalë është rezultat i një marrëveshjeje mes Këshillit të Evropës dhe BE-së, për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.