75 Mall Live Search
21:27 / E Diele, 13 Qershor 2021 / AR

150€ gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i vozitjes për 3 muaj për shoferin e “Golf 2”

Indeksonline sot ka raportuar për një tejkalim në vijë të plotë nga një shofer i veturës “Golf 2”.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Pas këtij raportimi, shoferit i është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh.

Kështu mëson Indeksonline nga burimet e veta brenda Policisë teksa edhe ka siguruar fletëparaqitjen për kundërvajtje.

Po ashtu të njëjtit i janë vendosur edhe dy pikë negative dhe i është ndaluar e drejta e vozitjes për 3 muaj.