75 Mall Live Search
19:26 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / AR

150€ gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i vozitjes për 3 muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Carralevë

Indeksonline një ditë më parë ka raportuar për një tejkalim në vijë të plotë nga një shofer i veturës A3.

Ai shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Carralevë të Shtimes.

Pas këtij raportimi tw “Indeksonline”, shoferit i është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh si dhe i janë hequr dy pikë. Kjo është bërë e nga ana e Policisë së Kosovës. Po ashtu atij i është ndaluar e drejta e vozitjes për 3 muaj.

Komunikata e plotë e Policisë:

Gjobitet qytetari që tejkaloi në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili dje me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Carralevë të Shtimes.

Portali ‘’Indexonline’’ me datë 13.06.2021, ka postuar një video të shkurtër , ku shihen veprimet e qytetarit që drejtoi automjetin e tij, duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

Policia, sot e ftoi qytetarin L.S (M/SH/K) 62 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Me respekt