Sportistja turke kalon Kanalin Anglez duke notuar

Aysu Türkoğlu u bë notarja më e re turke që kaloi Kanalin Anglez midis Anglisë dhe Francës, duke notuar për 16 orë e 28 minuta.
Kalimi i 21-vjeçares në kanalin anglez filloi dje në orën 12:02 me orën turke nga Doveri. Trajneri i saj Bengisu Avcı dhe babai i saj Mustafa Türkoğlu e ndoqën atë gjatë rrugës me varkë.
Duke luftuar me rrymat dhe dallgët me shumë drejtime, Aysu përfundoi kalimin e Manshit në bregun Cap Gris-Nez të Francës brenda 16 orësh e 28 minutave.
Pasi theu rekordin, ajo shpërtheu në lot.
Aysu ka publikuar në llogarinë e saj në rrjetet sociale momentet kur ka hipur në varkë pas 16 orësh not.