154 viktima pas festimeve të Halloween-it, lule, qirinj dhe lutje në vendin e tragjedisë në Seoul

Në vendin ku humbën jetën më shumë se 150 persona gjatë festimeve të Halloween-it në Korenë e Jugut janë vendosur lule dhe janë ndezur qirinj. Festimet u kthyen në tragjedi kur mijëra njerëz që ishin mbledhur në një rrugicë të Seoul-it, kryesisht adoleshentë në të njëzetat, nisën të shtypeshin me njëri-tjetrin të shtunën mbrëma.
Sot vendi hyn në një periudhë zie kombëtare për të bërë nderimet për 154 personat që humbën jetën në tragjedi. Presidenti i vendit, Yoon Suk-Yeol u zotua se një hetim i plotë do të kryet për atë që është cilësuar si një nga fatkeqësitë më të rënda të vendit.
Qeveria do të bëjë ndryshimet e nevojshme për të parandaluar që një ngjarje e tillë të mos përsëritet, tha Han në fjalët gjatë pjesës hapëse të një takimi që u transmetua drejtpërdrejt.
Qytetarë të shumtë kanë çuar tashmë lule, shënime, qirinj dhe korniza fotografish në vendin e incidentit vdekjeprurës.



