1572 të pickuar nga rriqrat deri më tani, më të prekurit nga Malisheva
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi ka bërë apel që të ketë kujdes nga pickimi i rriqrave.
Sipas këtij institucioni numri i të prekurve ka arritur të jetë 1572, më të prekurit janë nga Malisheva.
“Numri i të pickuarëve ka arritur në 848 në komunën e Malishevës, 342 raste në komunën e Suharekës, 257 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate”, thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.
Pickimi nga rriqrat mund të sjellë Ethe Hemorragjike, prandaj janë bërë edhe rekomandimet se si të mbrohemi.
“Kujdesi
duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë nje person është
diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përmirësuar klinike, i cili më
pas është lëshuar në shtëpi. Aktualisht, asnjë person nuk është i hospitalizuar
me Ethe Hemorragjike Krime Kongo”
Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e
kafshëve, teksa Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:
1. Mos qëndroni gjatë dhe pa
nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata
dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i
dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit,
(shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më
shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.