159 foshnje lindën gjatë muajit tetor në Gjakovë, 88 djem e 68 vajza

Gjatë muajit Tetor, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë hospitalizuar: 1064 pacientë (85 në Kirurgji, 53 në Ortopedi, 31 në Urologji, 11 në ORL, 17 në Oftalmo, 328 në Gjinekologji, 153 në Neonatologji, 75 në Pediatri, 130 në Interno, 27 në Infektiv, 24 në Neurologji, 18 në Psikiatri, 73 në Pulmologji, 12 në Dermë, 12 në Kujdes intenziv dhe 15 në Njësinë Koronare).
☑️Janë kryer 176 operacione (44 operacione Kirurgjike, 29 operacione Ortopedike, 9 operacione Urologjike, 4 operacione në ORL, 17 operacione Oftalmologjike dhe 73 operacione Gjinekologjike).
☑️Gjatë këtij muaji kanë lindur 88 djem e 68 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 57).
☑️Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 7533 dhe 1238 shërbime në Ro-Kabinet.
☑️Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1914.
☑️Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 904 shërbime të Dializës.