75 Mall Live Search
20:47 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

16 GOLA! Valdrin Mustafa në formë fantastike

Valdrin Mustafa vazhdon të ketë formë fantastike në Ligën Regjionale në Gjermani.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, shënoi një gol në barazimin e skuadrës së tij RW Koblenz 2-2 kundër Mainz II, shkruan IndeksOnline

Mustafa me këtë gol shkon në kuotën e 16 golave këtë sezon.

Ai është golashënuesi i gjashtë më i mirë në ligën ‘Sudwest’ me 16 gola. I pari është Marquet me 21 shënime.

Kujtojmë që sulmuesi 23-vjeçar karrierën e nisi te Kaiserslauten për të vazhduar më pas te klubi i Hannoverit dhe tani te RW Koblenz./IndeksOnline/