75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / C E

16 mijë euro gjoba për tubimet elektorale në Prishtinë

Tubimet elektorale vazhdojnë të mbahen nga partitë politike, duke mosrespektuar masat antiCOVID.

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, për Indeksonline ka deklaruar se deri tani janë shqiptuar 8 gjoba për partitë politike.

“Deri tani nga Inspektorati i Prishtinës ka shqiptuar 8 gjoba me nga 2 mijë euro për partitë politike ku po i mbajnë tubimet elektorale të mosrespektimit të masave kundër pandemisë COVID-19, e shuma e kësaj është 16 mijë euro deri tani”, ka thënë Tahirir, për Indeksonine.

Lidhja Demokratike deri tani ka marrë 3 gjoba me nga 2 mijë euro për tubimet elektorale për mosrespektimin e masave të pandemisë Covid-19, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 2 gjoba.

Inspektorati komunal i Prishtinës nuk la pa dënuar edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n për Kosovën ku ka shqiptuar gjoba prej 2 mijë eurove, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ku tani i është futur listës për garë edhe u.d. e presidentes Vjosa Osmani, i është shqiptuar deri tani vetëm një gjobë./E.B/Indeksonline