15:27 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

1,6 miliard dollarë xhekpoti, llotaria amerikane thyen limitet

Xhekpoti “Mega Millions” në Amerikë është ngritur në 1,6 miliard dollarë, më i madhi në historinë e Amerikës, pasiqë në tërheqjen e së premtes së kaluar nuk kishte fitues.

Numrat “Mega Million” të premten ishin: 65-33-23-15-70 dhe Mega Ball 7.

Kishte katër fitues të cilat qëlluan pesë numra nga gjashtë, duke fituar kështu secili nga 1 milion dollarë.

Rekordi i mëparshëm i “Mega Millions” ishte 656 milion dollarë, i ndarë nga fituesit në tri shtete në vitin 2012.

Fituesi i këtij xhekpoti me vlerë 1,6 miliard dollarë do t’i takojnë para të thata 905 milionë dollarë. /IndeksOnline/

Temat: