15:16 / E Diele, 23 Janar 2022 / LB

16 orë pa energji elektrike dhe ujë ky fshat i Shtimes

Banorët e fshatit Zborc të Shtimes po përballën me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Madje ky fshat që 16 orë nuk ka farë energji.

Banorët thonë se në mungesë të rrymës nuk kanë as ujë dhe as nxemje.

Sipas banorëve, KEDS i ka njoftuar se ka prishje, por që ende nuk është lëshuar rryma.

Në anën tjetër, sot është kthyer në funksion blloku B2 i termocentralit “Kosova B”