16 persona me Covid19 në gjendje të rëndë, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë duke u trajtuar 126 pacientë me COVID-19, prej tyre 102 janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 16 janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit të 24-orëve të fundit tre pacientë janë shëruar nga COVIDI-19.
“Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 16 janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga COVIDI-19 gjatë 24- orëve të fundit.
260 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.544 sosh. Pesë operacione janë kryer gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur katër foshnja, tre të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm. 145 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme: 98 me rëntgen, 34 EHO dhe 13 CT”, thuhet në njoftim.