11:38 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

16 persona të zhdukur nga rrëzimi i helikopterit në Taxhikistan

Trembëdhjetë alpinistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri rezultojnë të zhdukur pasi helikopteri i tyre është detyruar të bëjë ulje të sforcuar në malet e Taxhikistanit, njoftuan sot autoritetet e këtij shteti të Azisë Qendrore.

Sipas Komitetit të Emergjencave së Taxhikistanit, dy helikopterë të tjerë të forcave të shpëtimit janë drejtuar në vendin e aksidentit në lindje të vendit.