75 Mall Live Search
20:22 / E Diele, 20 Mars 2022 / AR

16 të lënduar nga aksidenti në Klinë, deklarohet Policia

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në fshatin Grabanicë të Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri më tani 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore dhe janë duke u marrë me rastin./Indeksonline/