16 tërmete brenda natës në qytetin shqiptar
Korça ende nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Instituti i Gjeoshkencave raporton për 16 lëkundje të tjera gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në Korçë.
Ndërsa, lëkundja e fundit është regjistruar në orën 07:05 dhe epiqendra ka qenë 4 km nga Leshnja e Korçës.
Magnituda e tërmetit ka qenë 2.2. Ndërkohë, nga lëkundjet e shumta më e forta ka qenë ajo e orës 04:18 minuta me magnitudë 3. Këto lëkundje kanë futur sërish në panik banorët.