75 Mall Live Search
18:14 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

16 vjeçari, Ansu Fati shënon golin e parë për Barcelonën

Barcelona ka barazuar rezultatin ndaj Osasunës.

Blaugranët ishin në disavantazh qysh në minutën e 7-të ku realizoi Rodrigo Torres.

I inkuadruar vetëm pak minuta më herët, Ansu Fati realizoi një gol të bukur me kokë, duke i dhënë mundësinë Barcelonës që të rikthehen në lojë.

Talenti 16 vjeçar u inkuadrua edhe javën e kaluar duke impresionuar të gjithë me paraqitjen e tij./Indeksonline/