23:57 / E Enjte, 23 Janar 2020

16-vjeçari goditet në fyt nga peshku-shtizë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tajlandë ku një adoleshent i cili ishte duke notuar është goditur në qafë nga një peshk-shtizë. 

Gjallesa e veçantë sulmoi adoleshentin 16- vjeçarë Muhammad Idul në pjesën e fytit teksa ky i fundit ishte duke peshkuar me të atin. E megjithatë adoleshenti ia ka dal të shpëtoi për mrekulli pas sulmit të fortë të peshkut-shtizë saqë Idul në momentin e sulmit u rrëzua nga barka e lundrimit. 

Adoleshenti me shumë mundime doli me not në bregdet duke u transferuar më pas në spitalin në Sulaëesi të Indonezisë ku iu nënshtrua një operacioni për të shpëtuar nga dhëmbët e peshkut-shigjetë. Mjekët pas ekzaminimeve i thanë adoleshentit se jeta e tij kishte qenë vërtetë në rrezik por Idul mrekullisht ia doli të jetoi.