75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / Z S

16 vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor, policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë

Gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00, Policia në Leposaviq ka pranuar informatën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person në fshatin Zemanic të Leposaviqit ishte rrotulluar me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete.

Lidhur me këtë njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç.

Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve./Indeksonline/