16 vjeçari nga Durrësi mbytet aksidentalisht derisa po lahej në det

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, një 16-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa lahej në det.
Viktima është identifikuar si E. V., banues në të njëjtën lagje ku ndodhi edhe ngjarja, raporton Euronewsalbania.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e mbytjes./Indeksonline/