15:25 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

16-vjeçari nga Prizreni humb jetën në vendin e punës

Një 16 vjeçar nga fshati Lubizhdë i Prizrenit ka vdekur sot në vendin e tij të punës.

Viktima që punonte në fabrikën e stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, dyshohet se është goditur nga një mjet i punës aty.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Po është e vërtet informacioni për vdekjen e 16 vjeçarit”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se rastet e vdekjeve në vend të punës kohëve të fundit në Kosovë kanë qenë të shpeshta. /Indeksonline/