16-vjeçari po shpërndante hamburgera dhe drogë në Pejë, policia jep detaje

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për arrestimin e një 16-vjeçari i cili punonte si shpërndarës me motoçikletë për ushqime të shpejta.
Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se, Policia civile e ka zënë të miturin duke e shfrytëzuar punën e tij për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia ka njoftuar se janë sekuestruar 7.9 gramë substancë narkotike, e llojit marihuanë.
Ndërsa ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person tjetër.
“Rr. Agim Binak Qela, Pejë 31.01.2025 – 17:48. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri prej tyre i mitur) për shkak se gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 7.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/