16 vjeçari që pritet të luaj në Ligën e Parë, është një talent që premton shumë

Blerjon Avdimetaj pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë te A&N.
Skuadra që është ngjitur për herë të parë në Ligën e Parë i ka dhënë shansin 16 vjeçarit duke e inkuadruar në skuadrën e seniorëve.

Avdimetaj shquhet për fizikun e jashtëzakonshëm, ndërsa vlerësohet si lojtar me të ardhme të madhe. Për të ka interesim edhe nga skuadra jashtë vendit, por që lojtari duket se ka vendosur që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e futbollit të Kosovës.

Trajneri i A&N, Rafet Mullallari ka thënë për Avdimetajn se dallon nga të tjerët për fizikun e tij dhe se ka të ardhme ndërkombëtare.
” Blerjon Avdimetaj është një talent i madh, edhe pse është gjeneratë 2004, ai ka fuqi dhe shkathtësi të jashtëzakonëshme”, tha fillimisht tekniku, Mullallari për IndeksOnline
“Edhe pse është në moshë të re, Avdimetaj dallon shumë nga moshatarët e gjeneratës së tij, e ka fizikun e një qendërmbrojtësi tipik, këtë sezon e kemi inkuadruar me senorët. Për të kemi pasur oferta edhe nga jashtë pasi klubi ynë ka mardhënie të mira me klubet jashtë vendit. Kështu që shumë shpejtë mund ta shohim atë edhe jashtë”, tha ai.
Për Avdimetajn ka patur oferta këtë edicion nga disa skuadra vendore, por që kushtet e mira që ka ofruar A&N kanë bërë që ai mos të mendojë largimin. Poashtu A&N ka arritur marrveshje me dy akademi të njohura italiane të cilat pritet të vijnë në Kosovë pas pandemisë, dhe ta ndjekin nga afër Avdimetajn. Kujtojmë që 16 vjeçari nga Strellci i Deçanit është edhe pjesë e Kosovës U17.