16 vjeçarja e kidnapuar gjendet e gjallë pas 15 orëve
16 vjeçarja, Karola Sanchez derisa ishte duke shëtitur me nënën e saj në Eagle Avenue në Bronx ishte kidnapuar rreth orës 11:20 të hënën në mbrëmje.
Ajo ishte kidnapuar nga një grup burrash të cilët e kishin futur në makinë dhe ishin larguar me nxitim, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Nëna e saj ishte munduar ta mbroj vajzën e saj por ishte përplasur në tokë.
Policia beson se 4 burra rreth të 20-ve kanë qenë të involvuar në kidnapimin e Karol.
Policia e New York-ut të martën ka njoftuar se kanë vajza e kidnapuar të hënën është gjetur shëndosh e mirë të martën./Indeksonline/