75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

16 vjeçarja nga Ferizaj bashkëjetoi me të dashurin, me miratimin e prindërve!

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtë martesore me personin nën 16 vjeç.

Në Ferizaj është arrestuar një person, pasi ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër, kosovare.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Ferizaj, 18.03.2021 – 21:30. Me datë 23.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti që nga data 18.03.2021 ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale dhe e njëjta me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e prindit të sajë kthehet për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/