16- vjeçarja refuzoi Gjermaninë për ta përfaqësuar Kosovën
16 vjeçarja, Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të merr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19.
Kosova edhe në kategorinë e femrave po përpiqet të përgatitet sa më mirë që të ketë paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.
Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.
“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të merr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë- edhepse tash luan për Jena dhe ka patur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Falemnderit prindërve të saj” – ishte shkrimi i plotë i Ambasadës të Kosovës në Gjermani./Indeksonline/

