75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

16 vjeçarja shtatëzënë në gjendje të rëndë shtrihet në QKUK, arrestohet burri i saj

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç.

Një femër e mitur nga Vitia, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, e njëjta është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i saj.

“Viti 19.02.2021 – 21:20. Nga QKUK raportohet se një viktimë femër  kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/