10:29 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / B O

16 vjeçarja u shpall e zhdukur nga familja, Policia e gjen dhe e kthen në shtëpinë e saj

Të martën në orët e pasditës, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj.

Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes. 

Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike./Indeksonline/