167 start-up biznese të reja do të hapen nga të rinjtë, si rezultat i mbështetjes nga MKRS-ja

Në kuadër të mbështetjes për rininë e Kosovës, Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur listën përfituese të liderëve të biznesit.
Sipas statusit të Dumoshit thuhet se “Situata me COVID-19, nuk ndali vizionin dhe forcën e madhe të të rinjve. Me përkrahjen e MKRS-së 167 të rinj do të nisin start-up biznese në Kosovë”.
Ky është postimi i plotë:
167 start-up biznese të reja do të hapen nga të rinjtë e Republikës së Kosovës, si rezultat i mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Situata me COVID-19, nuk ndali vizionin dhe forcën e madhe të të rinjve. Me përkrahjen e MKRS-së 167 të rinj do të nisin start-up biznese në Kosovë.
Si ministre, vazhdimisht e kam përcjellë me shumë optimizëm zhvillimin e programit të ndërmarrësisë dhe trajnimeve profesionale për përgatitje në treg të punës.
Oferta nga MKRS kishte të paraparë 400 aplikues, mirëpo kërkesa nga të rinjtë erdhi ndryshe – rrjedhimisht u çertifikuan 755 aplikues në trajnime profesionale, 500 aplikues në ndërmarrësi dhe 1255 në total.
Për herë të parë shënon ngritje madhore entuziazmi i rinisë për ngritje profesionale andaj ky është bilanc suksesi edhe për ne.
Kjo është lista përfituese e liderëve të biznesit:


