75 Mall Live Search
15:19 / E Martë, 31 Gusht 2021 / LB

17 684 qytetarë vaksinohen kundër Covidit

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 17 684 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825 745 doza të vaksinës. Deri më sot 276 890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11 472 testime, 1 383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.