17 ditë kërkim për personin që u hodh nga “Ura e Fshejt”, ndërprehen kërkimet përsëri

Sot është dita e 17-të që kur dyshohet se mësimdhënësi Naim Gashi është hedhur nga Ura e Fshejtë, në Gjakovë.
Por ende nuk është gjetur trupi i tij.
Kështu ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhnësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ai tha se momentalisht janë ndërprerë edhe kërkimet për gjetjen e trupit të Gashit, që dyshohet se është hedhur nga ura, për shkak të reshjeve atmosferike.
“Për shkak të përkeqësimit të kohës apo reshjeve atmosferike dhe rritja e nivelit të lumit Drin janë ndërprerë përkohësisht kërkimet deri në një njoftim tjetër”, ka thënë ai për IndeksOnline.
Kjo është hera e dytë që po ndërpriten kërkimet për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Ndërkohë kujtojmë se njësiti për kërkim-shpëtim i FSK-së kishte dalë në vend të ngjarjes tek Ura e Fshejtë në fshatin Xërxë, 10 pjesëtarë të specializuar në gjetjen e trupit të zhdukur më 25 janar. Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe Njësiti i hetimeve rajonale dhe patrulla e ekipit reagues të stacionit policor, në Rahovec./IndeksOnline/