08:21 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

17 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 2 në gjendje të rëndë

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta
17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

197 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 2.591
sosh, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 97 shërbime radiologjike dhe prej tyre 56 në rentgen, 29 EHO dhe 12 CT.

3 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 17 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.