75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / LB

’17-shi’ i LDK-së: Prishtina është qyteti i lindjes dhe rritës time, i detyrohemi shumë e çdo ditë

Kandidati për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Donat Lushaku po kërkon mbështetjen e qytetarëve të Prishtinës në garën për asamble.

Lushaku në një postim në “Facebook”, ka thënë se Prishtina është qyteti i lindjes dhe rritës së tij.

Ai ka thënë se të gjithë prishtinasit i detyrohen shumë e çdo ditë.

“Prandaj në këtë rrugëtim më duhet mbështetja e secilit nga ju”, ka shkruar ndër të tjera Lushaku.

Donat Lushaku mban numrin 17 në Listën e LDK-së për asamble. Në këtë garë ai ka marrë mbështesje të madhe, e veçanërisht nga të rinjtë e Prishtinës.