10:57 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

17 të vdekur, të paktën 150 të plagosur në përleshjet e New Delhit gjatë vizitës së Trumpit

New Delhi, Indi (CNN) Të paktën 17 persona, duke përfshirë një oficer policie, janë vrarë në përleshje të dhunshme komunale në kryeqytetin Indian midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të një ligji të ri, për pakicat jomyslimane nga vendet e zgjedhura.

Trazirat, të cilat shpërthyen në pjesë të New Delhi të hënën, përkuan me një vizitë në Indi nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Policët qëndrojnë para dyqaneve të djegura në New Delhi pas përleshjeve mbi një Ligj të ri të shtetësisë më 24 shkurt.

Autoritetet vendosën gaz lotsjellës, pasi protestuesit hodhën gurë, dëmtuan pronën dhe vunë zjarr tek automjetet dhe në një pompë benzine, sipas policisë. Të Mërkurën në mëngjes, Arvind Kejriwal, zyrtari më i lartë i zgjedhur në Delhi, theksoi se policia “nuk ishte në gjendje të kontrollonte situatën dhe të krijonte besimin” pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme gjatë natës, dhe kërkoi që të thirrej ushtria.

Të paktën 150 persona janë trajtuar në spital me plagë të ndryshme. Shtatëmbëdhjetë persona janë shpallur të vdekur, përfshirë një oficer policie, i cili vdiq nga një plagë plumbi në kokë. Ky numër pritet të rritet.

Asad Ali, i cili punon në një fabrikë, tha se kishte dhunë në Delhin Lindor. “Ka shumë turma jashtë dhe ata po vrapojnë me shufra që thyejnë dritare dhe shkatërrojnë automjete. Ne nuk jemi në gjendje t’i lëmë shtëpitë tona,tha Ali për CNN-in.

Disa gazetarë indianë, gjithashtu janë lënduar. Arvind Gunasekar, një korrespodent që punon për NDTV, i tha CNN-it se ai ishte në Delhin Lindor duke raportuar për dhunën në një varrezë myslimane të hënën kur një turmë prej rreth 20 personash u kthye në të. Gunasekari tha se grupi kishte bërtitur parulla pro hindusëve.

CNN-i i është drejtuar policisë lokale për komente të mëtejshme, transmeton Indeksonline.