75 Mall Live Search
22:23 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / OSH

17 vite dashuri me Bashën Berisha: Nuk i dhashë mbështetje në fushatën e 2017

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me mbështetjen që i dha Lulzim Bashës në 17 vite të tij në politikë. Berisha tha se që prej vitit 2017 ai kishte kërkuar dorëheqjen e tij, e madje se nuk e kishte mbështetur Bashën as në fushatën e vitit 2017.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: 17 vjet dashuri me Bashën si u bë dhe?

Berisha: Nëse ti e quan dashuri kur ti i kërkon të japë dorëheqjen, gabohesh. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017 dhe i kam thënë që një humbje të tillë nuk e ka patur kurrë PD. Dhe në sa herë jam pyetur a duhet të japë dorëheqjen për humbjen kam thënë që unë e kam dhënë vetë.

Mbështetja nuk ka qenë kurrë personale. Unë mbështes qëllime dhe objektiva, objektivi ishte të fitonte PD.

Anjë mbështetje nuk i dhashë në fushatën e vitit 2017 sepse u futi thikën mbështetësve të PD dhe i thashë:  Ti firmose fundin