17 vite pas, Materazzi bulon provokimin ndaj Zidane në Kupën e Botës

Të gjithë e mbajmë mend finalen e Kupës së Botës në vitin 2006 mes Italisë dhe Francë.
Ajo ndeshje mbahet mend për shumë gjera, por ajo e cila morri vëmendjen kryesoree ishte incidenti mes Marco Materazzi dhe Zinedine Zidane, ku ky i fundit e goditi me kokë, dhe u përjashtua me karton të kuq qysh në minutën e 10-të, shkruan IndeksOnline.
Rreth kësaj ngjarje është spekuluar në vazhdimësi, ku ka pasur deklarata të ndryshme edhe nga protagonist të asaj ndeshje.
Por 17 vite më pas, futbollisti italian, Marco Materazzi, në një intervistë për “IFTV”, e ka pranuar se e kishte provokuar Zidanin dhe ka treguar saktësisht se çfarë i kishte thënë.
“E folura ime provokuese nuk ishte asgjë”, argumentoi italiani, duke shtuar “Ai më ofroi fanellën e tij. Unë i thashë ‘jo, unë preferoj motrën tënde’”.
I pyetur nëse ai u trondit nga përjashtimi i një lojtari si Zidane, Materazzi tha “Jo, nuk kam menduar kurrë sepse ndeshja (nuk kishte përfunduar). Por kur ai e bëri atë, unë isha në tokë. Nëse më shikoni, unë nuk ngrihem. Jo karton të kuq, nuk ngrihem kurrë”./IndeksOnline/