17 vjeҫarja publikon foto tronditëse të fëmijërisë: “Jeta me një nënë të droguar”
Një vajzë 17 vjeҫare ka shokuar publikun me postimin e disa fotografive ku shihet jeta e fëmijërisë së saj.
Me anë të këtyre fotografive vajza e quajtur Idaho po synon të shfaq pamjen e fëmijërisë së saj të tmerrshme për arsye se ishte rritur prej një nëne të varur nga droga.
Në pamjet e fotografive shihet një shtëpi rrëmujë dhe me fëmijë me rroba të ndotura dhe dhoma të papastruara , në dyshemenë e së cilave shihet edhe gjilpëra dhe qelqe të thyera.
“Në këtë foto jam 18 muajshe” shkruante ajo poshtë fotografisë ku shihej një foshnje e shtrirë në një dhomë të ndotur të mbushur me gjilpëra dhe gjëra që përdoren nga përdoruesit e drogës.
Ndërsa një tjetër foto tregon motrën e saj të një moshe po ashtu të vogël e shtrirë dhe gjithashtu me rroba të ndotura dhe plehra të hedhura përreth. Po ashtu në foto shihet edhe kuzhina e cila më shumë përmbanë barna se sa ushqim.
Vajza shpjegoi se fotografitë i kishte shkrepur vëllai i saj atëherë 16-të vjeҫar. Ai ato imazhe ia kishte treguar edhe mësuesit të tij, i cili kishte telefonuar Shërbimin e Mbrojtjes së Fëmijëve (CPS) dhe fëmijët ishin marrë nën kujdes.
“Në mënyrë të çuditshme, unë në të vërtetë i dua këto foto! Ato thjesht më kujtojnë se sa larg kam arritur dhe çfarë mund të bëj! ‘
Edhe më tronditëse, ajo tha se ajo gjithashtu zgjodhi të falte nënën e saj.
“Prindërit kanë vdekur për fat të keq. Babai im nuk ishte i varur gjersa nëna ime luftoi varësinë e saj deri në ditën që ajo vdiq.” –rrëfen ajo , shkruan Daily Mail, transmeton indeksonline.
