75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

17 vjeçari hero, shpëton nga vdekja foshnjën që ra nga kati i dytë

17 vjeçari nga Algjeria, Feuzi Zabaat tani po shihet si hero në vendin e tij, pasi shpëtoi një vajzë dyvjeçare që ra nga një lartësi, duke e pritur në dorë.

Foshnja siriane, Doha Muhammedi ra nga dritarja e hapur e katit të dytë, derisa nëna e tij po gatuante, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

Famtmirësisht, Zabaat e pa  vajzën teksa ishte e varur në dritare, dhe u afrua për ta pritur në dorë.

Vajza shpëtoi pa asnjë lëndim në trup, derisa kalimtarët e përgëzuan të riun për gjestin që bëri. Ngjarja ndodhi në Staboll të Turqisë. /Indeksonline/