09:34 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kapet me armë në makinë, një 17-vjeçar, në Vushtrri

Më 13.11.2019, në orën 17:02, në fshatin Pestovë – Vushtrri,  nga një njësit policor në një pikëkontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit, të dyshuarit  D.J., 17- vjeçar,  i  është gjetur një armë me gaz, pa karikator dhe pa fishekë.

Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një armë pistoletë me gazë, prodhim gjerman.

I dyshuari D.J., 17- vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të Prokurorit të Shtetit është  liruar në procedure të rregullt dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.