14:24 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

17- vjeçari Romeo Beckham kapet nga paparacët me të dashurën e re

Romeo Beckham, 17 vjeç, është fotografuar me “të dashurën” e re Mimi Moocher, pas darkës familjare për të festuar shfaqjen e javës së modës së nënës së tij Victoria, transmeton Indeksonline.

Beckham u fotografua në një darkë familjare private për të festuar shfaqjen e modës së nënës së tij Victoria, të dielën me të dashurën e tij të re e të shumë përfolur, Mimi Moocher.

17-vjeçari eci përkrah së dashurës Mimi, emri i vërtetë i së cilës është Mia, ajo dukej bukur, e veshur me një komplet xhinsesh, pas drekës në “Bar Harry’s”.

Kujtojmë se Romeo është djali i futbollistit të famshëm David Beckham dhe modeles Vicotoria Beckham. /Indeksonline/