75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

17-vjeçarja vodhi aeroplanin, bëri xhiro në pistë para se ta përplaste për muri

Një tinejxhere u fut në Aeroportin Ndërkombëtar të Fresno-s dhe e vodhi një aeroplan para se ta përplaste për murin rrethues, kanë thënë zyrtarët.

17- vjeçarja pa emër u fut brenda perimetrit të aeroportit në Kalifoni rreth orës 7 e 30 të mëngjesit të kohës lokale të 18 dhjetorit, sipas policisë lokale.

Ajo u ngjit në aeroplanin e vogël King Air 200 dhe filloi ta drejtonte atë rreth e qark, përcjell Periskopi nga Independent.

Megjithëse avioni kurrë nuk u turr drejt fluturimit “dëme të mëdha” ishin shkaktuar pasi tinejxherja e përplasi aeroplanin për murin rrethues.

Ajo dukej “e çorientuar dhe ishte jobashkëpunuese”, kanë thënë autoritetet.

Më pas, ajo u arrestua dhe u dërgua në qendrën korrektuese.