171 të vdekur e mbi 4,000 raste të reja të koronavirusit në Gjermani

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 171 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet shkoi në 2,544. Përpos të vdekurve, u shënuan edhe mijëra raste të reja të infektimeve, shkruan “Reuters”.
Për një ditë, në Gjermani u konfirmuan 4,133 raste të reja të personave të infektuar dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 117,658.
Gjermania është ndër vendet me numrin më të lartë të infektimeve në Evropë dhe në botë, por vazhdimisht është dalluar për përqindje të ulët të vdekshmërisë në krahasim me shtetet e tjera.
Qeveria gjermane ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do t’i zbusë masat e izolimit dhe t’i kthehet zhvillimit normal të jetës dhe përditshmërisë, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit.