Renovohet shtegu për ecje dhe vrapim në Taukbahqe, Rugova ka një kërkesë për qytetarët

Në parkun e lagjes Taukbahqe ka nisur renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.
Rugova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e tyre deri në përfundimin e punimeve.
“Në këtë kohë, do t’ju kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi që të shmangni kalimin në zonat e punës, në mënyrë që ata të mund të punojnë me lehtësi dhe pa rrezikshmëri” ka thënë Rugova në njoftimin e tij.



Ky është njoftimi i plotë i Rugovës:
Me kënaqësi ju njoftoj se ka filluar renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në lagjen Taukbahqe.
Në këtë kohë, do t’ju kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi që të shmangni kalimin në zonat e punës, në mënyrë që ata të mund të punojnë me lehtësi dhe pa rrezikshmëri.
Së shpejti do ta gëzojmë së bashku.
Prishtina, qytet i SPORTIT