175 doza gjak dhurohen në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një xhami në Lipjan
11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është festuar më ndryshe në komunën e Lipjanit.
175 doza gjak janë dhuruar sot nga një aksion i ndërmarrë në Xhaminë e fshatit Kraishtë të kësaj komune, transmeton Indeksonline.

Është hera e nëntë që organizimi i dhurimit të gjakut bëhet pikërisht për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për gjashtë orë sa edhe ishte paraparë të zgjasë ky aksion, u dhuruan 175 doza të gjakut që dikujt do t’i shpëtojnë jetën./Indeksonline/
