09:56 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

179 motele të regjistruara në Kosovë, prin Ferizaji

Kosova ka kapacitete akomoduese të mjaftueshme për qytetarët e saj dhe ata të huaj.

Sipas një raporti të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Departamenti i Turizmit, rezulton se në vend janë 465 struktura akomoduese aktive, që  përfshihen hotelet, motelet, hostel, apartamentet e të tjera.

Mirëpo, prej tyre, motelet dhe hotelet janë me të përdorshme nga qytetarët, transmeton Indeksonline.

Sipas këtyre të dhënave, në vend janë 198 hotele aktive  me 4 mijë e 300 dhoma, ndërsa, numri i moteleve është 182 me 2 mijë e 150 dhoma.

Ndërsa, komunat të cilat kanë më së shumti kapacitete akomduese për qytetarë janë e para Prishtina me 78, pastaj Peja me 69, Prizreni me 54, Ferizaji me 41.

Kurse, Ranillugu dhe Hani i Elezit kanë vetëm nga një motel dhe nuk kanë bujtina, hotele apo apartamente për vizitorë.

Sa i përket kapaciteteve akomoduese, Prishtina udhëheq në aspektin e njësive, dhomave dhe kapacitetit të shtretërve, e pasuar nga Prizreni dhe Peja.

Numri total i të punësuarve nëpër këto struktura akomoduese është 2 mijë e 701 punëtor, prej tyre 638 femra.

Komuna me më së shumti të punësuar në struktura akomoduese është komuna e Prishtinës me 920, pastaj vijon komuna e Prizrenit me 305, Peja me 214, kemi Gjilanin me 137, duke vijuar edhe me Fushë Kosovën që ka 124 dhe Istogu me 112 të punësuar në strukturat akomoduese.

Por, cilat janë shërbimet që ofrojnë këto struktura akomduese. Sipas këtyre të dhënave, shërbimet e ofruara janë ato të lavandarisë, udhërrëfyer, shërbime transporti, sauna, pishina, masazh e salla për takime dhe konferenca./Indeksonline/