75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / AR

179 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 179 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 29 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3.199 persona.

Ministria po ashtu njofton se të vaksinuar brenda 24 orëve janë 31 persona, ndërkaq nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar 1.835.861.