75 Mall Live Search
19:19 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

+18, Eskalon “Dirty Dance” i Beniadës në BBV, i dalin pjesët intime

Në atmosferën e ndërrimit të vitit, banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” dhuruan spektakël duke kënduar e vallëzuar.

Në këtë show, që banorët dhanë për publikun duke zbuluar talentet e tyre, koreografi Ilir Shaqiri i mësoi Beniada Nishanit të kërcejnë “Dirty Dancing”.

Por pas realizimit të numrit, kamerat kapën ca skena që e bëjnë kërcimin edhe më “dirty”.

Disa momente kur fustani e tradhëton atë dhe i dalin pjesët intime janë shfaqur, shkruan Panorama plus.

Banorja e dashur për publikun, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë ajo ka tërhequr shumë vëmendje nga fotografë dhe regjisorë të huaj.

Ajo është shfaqur shumë shpesh provokuese edhe brenda në shtëpinë e Big Brother Vip.

Por ajo gjithashtu ka marrë vëmendje të madhe nga publiku me theksin e saj të të folurit shqip pasi ajo është rritur në Itali.

Më poshtë mund të shihni disa nga imazhet ku shihet ajo gjatë kërcimit.