11:11 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / OSH

18 gra shtatzëna me Covid19 të shtrira në Gjinekologji, këto janë simptomat më të shpeshta

18 gra shtatzëna të infektuara me Covid19 janë duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, në një prononcim për IndeksOnline, tha se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Kurse, tregoi për simptomat e Covid-it që po përballen ato.

“Gjendja shëndetësore e tyre është stabile, 18 gra me Covid19 janë të shtrira sot në klinikë.

Simptomat më të shpeshta të tyre janë kokëdhimbje, temperaturë, ethe.

Disa prej tyre kanë lindur ndonëse janë më Covid po gjendja e tyre është e mirë.

Në muajin janar tek asnjë fëmijë i sapolindur nuk është transmetuar Covid19 nga nëna”, tha ai.

Kurse, sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë. Në mesin e tyre edhe 9 fëmijë./IndeksOnline/