19:59 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

18 korrik, Dita Ndërkombëtare Neslon Mandela

Është një ditë ndërkombëtare që festohet çdo vit më 18 korrik. Pikërisht në këtë datë është edhe ditëlindja e tij.

Kjo ditë ndërkombëtare, zyrtarisht u shpall nga Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 2009.

Dita e Mandelës nuk është menduar si një festë publike, por si një ditë për ta nderuar trashëgiminë e Nelson Mandelës, ish presidentit të Afrikës së Jugut dhe vlerat e tij, nëpërmjet vullnetarizmit dhe shërbimit të komunitetit.

Dita e Mandelës është një thirrje globale për veprim që feston idenë se çdo individ ka fuqinë për të transformuar botën, aftësinë për të bërë një ndikim, shkruan Indeksonline.

Mesazhi i fushatës në Ditën e Mandelës është:

“Nelson Mandela ka luftuar për drejtësi sociale për 67 vjet. u kërkojmë që të filloni me 67 minuta. Ne do të nderohemi nëse një ditë e tillë mund të shërbejë për të mbledhur njerëz në mbarë botën për të luftuar varfërinë dhe për të promovuar paqen, pajtimin dhe diversitetin kulturor”.

Nelson Mandela ishte një aktivist, i cili u bë presidenti i parë i zi në Afrikën e Jugut nga viti 1994 deri në 1999. Për 20 vjet, ai drejtoi një fushatë të paqe, dhe jo të dhunshme kundër qeverisë së Afrikës së Jugut dhe politikave të saj raciste.

Si një simbol i paqes globale, ai fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1993.

Nelson Mandela vdiq më 5 dhjetor 2013, në moshën 95 vjeç në shtëpinë e tij në Johanesburg, Afrikën e Jugut./Indeksonline/