75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

18 orë pas vrasjes së Izet Demajt, reagon Haki Rugova

Më në fund, ka një reagim nga kryetari i Istogut, Haki Rugova. 18 orë pas vrasjes së policit Izet Demajt në një akt makabër në qendër të Istogut, kryetari i kësaj komune ka bërë një reagim të vonuar.

Madje kryetari Rugova ka treguar se Demaj ishte mik i tij, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes.

“Izet, lajmi për vrasjen tënde në krye të detyrës më tronditi dhe mërziti shume. Me vdekjen tënde humbëm një mik të mirë, një luftëtar dhe një polic të guximshëm.
Ke qenë dhe do mbetesh shembull si mbrohet jeta e qytetarëve dhe vendit tënd. Çdo herë ishe aty kur vendi kishte nevoj për ty. Ishe hero i luftës në Koshare, sot u bëre hero i paqes.
Izet miku im do të më mungosh shumë mua dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Demaj, për Policinë e Kosovës, për miqët dhe të gjithë qytetarët e Istogut.

Kujtimi për ty do jetë i përjetshëm” shkruan Haki Rugova në Facebook./Indeksonline/