75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

18 raste veç në Prizren, reagon Haskuka: Virusi ende është mes nesh!

Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, e 18 nga to janë nga komuna e Prizrenit.

Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka apeluar qytetarët për respektim të masave.

Ky është postimi i tij:

Sot në IKSHPK janë testuar gjithsej 385 mostra, ndërkaq me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.

Në Prizren janë konfirmuar 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste në Prizren, 1 rast në Mazrek, 1 rast në Reçanë dhe 1 rast në Romajë).

Të dashur qytetarë, virusi është ende mes nesh!

Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike!